Politike

Meta: Parlament monist! Të shpëtojmë vendin nga sekti dhe junta “Rilindje”

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer etiketimit si “monist” të Parlamentit aktual, term që për herë të parë e përdori për ta përshkruar këtë institucion para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019-ës.

Meta heq paralele mes Parlamentit të 1947, kur komunistët dënuan me vdekje dhe burgim opozitën parlamentare dhe Parlamentit aktual.

“30 vjet pas rrëzimit të regjimit diktatorial dhe 73 vjet pas kësaj ngjarjeje, shqiptarët kanë, si atëherë, një Parlament monist, të vendosur në funksion të pushtetit, që miraton ligje e ndryshon Kushtetutën vetëm për të ndaluar opozitën politike, ndëshkuar mendimin ndryshe dhe median kritike dhe që ngre kartonat jeshilë vetëm për ligje në funksion të një kaste oligarkësh që po vjedh çdo ditë pasuritë e shqiptarëve”, deklaori ai.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3434991226547126

Presidenti thotë se regjimi aktual po shkon drejt një junte.

“Ku Kryeministri në detyrë mburret me krenari nga foltorja e Kuvendit njëpartiak për vendimin e babait të tij për varjen e poetit Havzi Nela, kur në të gjithë Europën Lindore po frynte era e ndryshimeve demokratike”, thotë Meta.

Në fund, Presidenti fton të gjithë qytetarët që të mbrojnë lirinë dhe demokracinë, nga ai që e quan “Sekt pa vlera”.

“Është detyra e të gjithëve ne të mbrojmë sot këto vlera që rrezikohen sërish nga një Sekt pa vlera, pa nder e pa Atdhe, si Rilindja, e përfaqësuar nga bijtë e etërve gjakatarë, që mburren me firmat e dënimeve me varje, duke firmosur sot akte për shtypjen e opozitës, asgjësimin e fjalës së lirë e llogaridhënies, sundimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”, mbyll reagimin e tij, Presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë