Politike

Duma: Qeveria, 2 mln euro për 2 inceneratorë, mund t’i përdorte bonus për pensionistët

Vetëm pak ditë më parë, qeveria, sipas ish-deputetes demokrate, Grida Duma, ka paguar 2  milionë euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.

“Deri sot janë paguar plot 75 milion euro për të ashtuquajturët inceneratorë që as nuk ekzistojnë.

Dy milion euro, në këto ditë të vështira, ditë të zeza për shpenzimet e shqiptarëve, ku secili ka nevojë për ndihmë financiare të drejtpërdrejtë, ndërsa Edi Rama çirret e ulëret se s’ka para, para paska për çfarë,  për inceneratorët”, tha Duma.

Ajo nënvizoi faktin se në këtë kohë krize, nuk mund të jetë prioritet inceneratori.

“Ky është prioriteti kur mjekët gënjehen se do merrnin shpërblimin e pandemisë dhe marrin thuajse asgjë në raport me punën. Ky është prioriteti inceneratorët?! Kur mësuesit punojnë me tre turne dhe nxënësit shpenzojnë përditë për maska e mjete mbrojtëse ndërsa bëjnë vetëm dy orë mësim. Ky është prioriteti? 

Kur pensionistët që s’blejnë dot as ilaçet,  tani shpenzojnë edhe më shumë për të dalë në rrugë të mbrojtur nga pandemia. Prioritet është të sigurohen maska për gjithë dimrin për 1 milionë shqiptarë, dhe këtë duhet të bënte qeveria…

Me 2 milion euro mund të jepej bonusi mujor prej 2 mijë lekësh (të reja) për më shumë se 20 mijë pensionistë

Këto do të bënte çdo qeveri që qeveris në të mirë të vendit të vet. Vetëm këtë nuk bën e s’mund të bëjë asnjëherë Edi Rama…”, shkruan ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë