Politike

Basha: Spitalet Covid 1 dhe Covid 2 janë plot, shëndetësia në kolaps. Zgjidhja që ofrojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi të martën se situata me pandeminë është në kolaps.

“Kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%.  Sistemi shëndetësor është në kolaps. Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfrit të mjerë.  I vetmi që nuk ka mare asnjë masë për krizën që i ka trokitur në derë është Edi Rama.

E gjithë përgjigjja e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!”. Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë.

Sot për sot ajo që ka rëndësi për jetën e njerëzve është që Rama të marrë masa për jetën e njerëzve.

I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar”, tha Basha duke rënditur sërish 5 masat që opozita ka propozuar për muajt e ardhshëm.

“Plani ynë me 5 pika, 1000 euro shtesë mujore për mjekët, 500 për infermierët.  Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të. U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë me te. Mjekët tanë e kanë trajnimin dhe kapacitete edhe pse ky i ka gënjyer dhe nuk u ka dhënë lekët e premtuara. 

Testimi i personelit mjekësor është lënë në mëshirë të fatit. Kemi që në korrik që kërkuam vaksinën kundër gripit për të gjithë popullsisë, pasi shteti i ka mundësitë, janë mjaftuar me një deklaratë se kemi blerë 200 mijë dhe njerëzit vërdallisen dhe nuk e bëjnë.

Le që janë të pamjaftueshëm pasi vetë pensionistët janë 500 mijë këto kanë marrë 200 mijë pasi nuk e kishim mendjen në korrik të bënin atë që bën vendet e tjera, por e kishim mendja te marrja e thesarit.

Kurba e infektimeve ka nisur rritjen vertikale. Çdo viktimë nuk është më thjeshtë viktimë e pandemisë, por dhe e korrupsionit të Ramës”, tha Basha.

Mosmarrja e masave, sipas tij, rrezikon jetën, shëndetin dhe paqen sociale.

Basha u ndal edhe tek një lapsus i tij një ditë më parë, por që Rama nuk nxitoi ta përcjellë si meme në Instagram.

“Ai lapsus (6 në 4 biznese) është 6 në 10 biznese, e thotë Banka Botërore, 6 në 10 biznese nuk nxjerrin fitim. Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia jo për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve, por për të vazhduar vjedhjen dhe për të mbushur hapësirën mediatike me gomarlliqe të tilla.

Ka cinizmin kriminal të mos i përgjigjet as kërkesave më kriminale për tu ardhur në ndihmë atyre. Meqë e dëgjon konferencën po ia përsëris edhe njëherë planin dhe po i them ti vërë gishtin kokës dhe të mos merret me cic mice dhe gërr vërre…”, shtoi Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë