Futboll

Video/ Aguero “përqafon” arbitren dhe s’ndëshkohet, polemika në Angli

Një episod gjatë ndeshjes Mançester Siti-Arsenal, ku skuadra e Guardiolës fitoi 1-0, ka ngjallur shumë polemika në Angli. Nuk bëhet fjalë për një episod që vendosi fatin e ndeshjes, por për një gjest të sulmuesit argjentinas të “qetetarëve”, Serxhio Aguero.

Në minutën e 42-të, Sian Massey-Ellis, asistentja femër e arbitrit, sinjalizoi një rivënie anësore në favor të Arsenalit. Aguero e kontestoi vendimin e saj dhe vendosi krahun e majtë në shpatullat e asistentes. Edhe pse është e ndaluar të preket arbitri me rregullore, sulmuesi nuk u ndëshkua as me karton të verdhë dhe as të kuq.

https://youtu.be/DSvXIqDZy4A
Momenti kur Aguero “përqafoi” arbitren. Gazeta Si, 18 tetor 2020

Menjëherë në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat, ku pjesa më e madhe dënon gjestin e Agueros. “E papranueshme!”, “Gjest i shëmtuar dhe intimidues!” – ishin qëndrimet kryesore të tifozëve në rrjetet sociale. Mbetet për t’u parë, nëse Federata Angleze do të marrë ndonjë vendim për këtë rast, apo argjentinasi do t’ia hedhë paq.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë