Kryetari i PD-së, Lulzim Basha prezantoi atë që ai e cilësoi si platforma anti-oligarki dhe anti korrupsion që sipas tij do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve.
Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD, sipas Bashës, do të jetë një ligj i ri anti-mafia.
“Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. S’ka më ekstreme se kjo situatë ku jemi
Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, liçencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia do të jetë me efekt prapaveprues.
Zgjidhjen ne e kemi konceptuar te mekanizmi anti-mafia, që do të bazohet te parimi ku çdo e ardhur e paligjshme do t’i kalojë buxhetit të shtetit”, tha ai
Basha nënvizoi se, ligji i ri anti-mafia do të veprojë ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, dhe të paligjshme.
“Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht. Skemat korruptive do të përfshijnë kompani të krijuara pak kohë para akordimit të kontratës, pa përvojë në sektorin e kontratës së akorduar, që janë në pronësi të njerëzve me të shkuar kriminale si dhe shpikja e konçesioneve të pakërkuara apo, rritje shumëfishe e çmimit të kontratës …”, tha ai
Sipas tij, kur njëra nga format e abuzimit do të evidentohet, do të trajtohet nga ligji i ri anti-mafia.
“Ky proces kalon në tre hapa: Qeveria që verifikon, Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme”, tha ai.
Sipas Bashës, mekanizmi anti-mafia që do të aplikojë PD do të jetë në përputhje me konventat ndërkombëtare. Basha tha gjithashtu se me ligjin e ri anti-mafia nuk synohet te hiqet një paralele mes mafies dhe biznesit.
Për më gjerë dhe më konkretisht se si do të zbatohet kjo paketë, Basha premtoi se do të bëhet publike së afërmi nga PD-ja
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje