Qeveria e Republikës Çeke ka vendosur të rihyjë në izolim, duke miratuar një sërë masash për shkak të shifrave rekorde të rasteve me koronavirus.
Kryeministri Andrej Babis tha në një konferencë për media të mërkurën se do të mbyllë të gjitha dyqanet jo të domosdoshme dhe do të kufizojë lëvizjen e njerëzve vetëm për qëllime të domosdoshme, si puna, familja apo blerja e ushqimeve, do të zgjasin së paku deri më 3 nëntor.
“Para së gjithash, ne duhet të mbrojmë jetën e qytetarëve”, tha Babis, për të shtuar se masat do të hyjnë në fuqi nga data 22 tetor.
Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha se parashikimet tregojnë se numri i rasteve të reja ka të ngjarë të arrijë kulmin rreth datës 11 nëntor.
Të mërkurën, zëvendëskryeministri çek, Jan Hamacek, i cili është po ashtu ministër i Brendshëm dhe udhëheqës i shtabit të krizave, që koordinon përpjekjet logjistike për të luftuar pandeminë, njoftoi se ka dalë pozitiv me koronavirus.
Edhe pse cilësohej dikur si një nga vendet shembullore për përballimin e Covid-19, Republika Çeke është tanimë më e prekura nga Covid-19 në Europën Juglindore.
Çekia regjistroi të martën 11,984 raste të reja me koronavirus, duke arritur kështu rekordin më alarmant që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars.
Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara tregojnë po ashtu se numri i viktimave është rritur me 106, duke shënuar plot 1,619 humbje jete.
Vendi me 10.7 milionë banorë ka konfirmuar në total mbi 190,000 raste me koronavirus me mbi 120,000 prej tyre vetëm gjatë tri javëve të para të tetorit.
Mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja në Republikën Çeke është rritur djeshëm gjatë dy javëve të fundit nga 26.26 raste për 100,000 banorë në 80.76 raste.
Ditët e fundit, Republika Çeke ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, duke mbyllur restorantet, shkollat dhe duke kufizuar numrin e tubimeve publike.
Nga sot, veshja e maskës është e detyrueshme edhe në hapësira të brendshme publike, edhe në të jashtme. Autoritetet paralajmëruan po ashtu mund të shpallin edhe masa të reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje