Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata dorëzuan të mërkurën në SPAK padinë e tretë për inceneratorët.
Pas kallëzimit për Tiranën, Elbasanin, zyrtarët demokratë dërguan një padi të tretë, atë të Fierit.
“Sapo kemi depozituar kallëzimin penal për inceneratorin e Fierit. Janë bërë si trekëndëshi i Bermudës. E njëjta skemë e zhvatjes së parave të shqiptarëve”, tha Alibeaj.
“SHKELJA E PARË: Gara është bërë në shkelje të ligjit. Do të duhej që për shkak të shumës prej 28 mln euro, do të duhej që së paku të botohej në një gazetë europiane, në mënyrë që të kishte garë, sepse kishte edhe të tjera investitorë që mund të merrnin pjesë në garë.
Asgjë e tillë nuk u bë sepse fituesi ishte i paracaktuar, ishte Klodian Zoto.
SHKELJA E DYTË: Sapo u deklaruan fitues, atë ditë ka ndodhur një gjë e çuditshme. Firma italiane, ajo e cila u mor për eksperiencën, si kusht i domosdoshëm ligjor, shiti kuotat e veta, 20% e saj.
Për sa e kanë shitur? Për 20 mijë lekë të reja, 200 mijë lekë të vjetra.
Vetëm për 20 mijë lekë të reja është shitur 20% e kapitalit të shoqërisë italiane. SHKELJA E TRETË: Sapo ka dalë fitues, pa hedhur një lopatë dhe siç thuhet në këto raste, ka marrë plot 5 milionë euro në xhepin e tij. Zero investim, 30 milionë euro ishte e gjitha në fakt. Ka aplikuar për të marrë një kredi, se s’kishte para, kredi për të bërë investimin. Kur bën një aplikim për kredi, ti merr aq para sa duhen për investimin. Rezulton nga dokumentet, se kredia e marrë është 15 mln euro”, rënditi Alibeaj.
Dy përfaqësuesit e PD-së thanë se edhe në këtë skemë janë përfshirë të njëjtët njerëz, që nisin nga kryeministri Edi Rama, ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e kompanisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje