Politike

Komisioni mbaron punën, lista e kandidatëve të PD në dorë të Bashës

Komisioni i vlerësimit të kandidatëve pranë PD-së doli me një deklaratë zyrtare por krejtësisht formale lidhur me procesin e filtrimit të kandidaturave të votuara nga anëtarësia.   

“Komisioni përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat.

Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020.

Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Lista përfundimtare do t’i nënshtrohet kryesisë së PD-së dhe më tej Këshillit Kombëtar.

“Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë