Politike

Bardhi: Kthimi i Kodit në Kuvend, mundësi për rigjetjen e konsensusit

Partia Demokratike vlerëson kthimin në Kuvend të Kodit të ri Zgjedhor nga Presidenti Ilir Meta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha përmes një konference për shtyp se kjo është një  mundësi për rikthimin e konsensusit politik.

 “Ndërhyrja e njëanshme dhe brutale në Kushtetutë, e pasuar nga deformime të rënda ligjore që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, bien ndesh hapur me marrëveshjen e 5 qershorit dhe tekstin e sapo miratuar të Kodit Zgjedhor.

Një akt i tillë, i ndërmarrë nga ana e mazhorancës së kapluar nga paniku i humbjes zgjedhore, përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartazi deformimin e rezultatit zgjedhor në tavolinë.

Ky akt, i realizuar jashtë Tryezës së Këshillit Politik, mbetet një shkelje e flagrante e marrëveshjes së 5 qershorit. Akte te tilla, të marra në verbëri politike, komprometojnë rëndë interesin publik dhe, mbi të gjitha, rrugën integruese të Shqipërisë”, tha Bardhi.

Sipas tij, hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, “është jo vetëm një akt i pjekur, por edhe një mundësi e mirë për të rikthyer gjithë përfshirjen dhe konsensusin politik”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë