Milan-Roma është një nga sfidat kryesore të kësaj jave në Serinë A. Pioli duhet të kalojë të dielën me sukses provën ndaj “big”-ëve. Skuadra e tij gëzon një formë shumë të mirë, por do të mungojnë në këtë ndeshje Çalhanoglu dhe Rebiç. Pas Ibrahimoviç do të luajë Diaz, kurse Leao dhe Saelemaekers do të zënë dy vendet e tjera në tredhëmbëshin e sulmit.
Roma është në emergjencë për mbrojtjen, pasi Mançini ka dalë pozitiv me Covid-19. Trajneri Fonseka do ta ketë të vështirë. Ai shpreson të rikuperojë Smolling, jashtë skuadre prej një jave për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Treshja me Mançinin, Ibanez dhe Kumbullën ka funksionuar, por mungesa e të parit ka krijuar një problem të madh.

Roma mund të ndryshjojë këtë herë në prapavijë, duke kaluar në rreshtimin me katër lojtarë, ku Kumbulla dhe Ibanez do të jenë qendrorë, ndërsa Santon dhe Spinacola në krahë. Në çdo rast, Kumbulla do të jetë një nga kolonat kryesore të mbrojtjes. Mbrojtësi i Kombëtares ishte lojtari i ndeshjes ndaj Jang Bojs në Ligën e Europës, ku shënoi golin e fitores. Futbollisti 20-vjeçar po tregon klasin e tij dhe gjithmonë e më tepër po fiton kuota lideri edhe me një skuadër të madhe si Roma.
Nesër Kumbulla do të ketë përballë Ibrahimoviçin dhe ky është edhe një test i rëndësishëm për të. Nëse ia del të neutralizojë suedezin, do t’ia rritë edhe më tepër vlerat vetes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje