Maqedonia e Veriut ka regjistruar të dielën një rekord të ri të frikshëm me më shumë se 22 viktima nga Covid-19 brenda ditës. Ky është bilanci më tragjik i shënuar nga vendi fqinj, që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti.
Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se shtatë viktima janë regjistruar në Shkup, të moshës nga 55 deri në 78 vjeç dhe se dy viktima janë regjistruar në qytetet e Dibrës, Gostivarit, Kriva Pallankës, Manastirit dhe Velesit dhe një në Koçanë, Prilep dhe Dellçevë.
Dy nga viktimat kanë ndërruar jetë jashtë spitaleve, ndërsa të tjerët ishin duke u trajtuar në spitalet Codiv. Numri i përgjithshëm i viktimave në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 919 viktima, duke shënuar ndër bilancet më tragjike të Europës Juglindore.
Po ashtu në vendin fqinj janë shënuar 561 raste të reja të të infektuarve, nga 1,901 testime. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 26,954 të infektuar, me 7,408 raste aktive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje