Bota

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë infektohet me Covid-19

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka njoftuar sot se rezultuar sot pozitiv me koronavirus.

Spasovski shkruan përmes një postimi në Facebook se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti Covid.

“Të nderuar qytetarë, doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë rezultatova pozitiv me Covid- 19”, shkruan ministri Spasovski.

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 15 viktima nga koronavirusi dhe 247 raste të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë