Politike

PD, Bardhi: Rama do të hedhë në erë zgjedhjet e 25 Prillit

Kryeministri Rama e kishte gati përgjigjen se çfarë do të bëjë mazhoranca me Kodin e ri Zgjedhor. Po aq edhe Partia Demokratike, kur menjëherë pas deklaratës së Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha nga selia blu se duke mos pritur opinionin e Venecias, Rama synon  të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme.

“Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!

Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë