Bota

Gjermania mbyll baret dhe restorantet, në publik vetëm me familjarët

Gjermania ka vendosur të mbyllë pjesërisht ekonominë, nisur prej 4 nëntorit, duke kufizuar në maksimum lëvizjen e qytetarëve. Ky është vendimi i fundit i kancelares gjermane, Angela Merkel, i cili pritet të njoftohet zyrtarisht në një takim me krerët e landeve gjermane gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij plani, ekonomia më e madhe e Europës do të mbyllen baret, restorantet, qendrat sportive, teatrot dhe kinematë dhe do ndalojë kategorikisht grumbullimet dhe manifestimet në publik. Ato qq do të qëndrojnë të hapura do të jenë azilet e të moshuarve dhe shkollat.

Numri i rasteve ditore Gjermani arriti një rekord të ri prej 14,964 të infektuarish, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.

Gjermanët do të mund të dalin në hapësirat publike vetëm me pjesëtarët e familjes dhe do të gjobiten në rast se mblidhen me miq, kolegë apo të afërm. Rritja alarmante e rasteve të reja, në pothuajse në çdo rajon gjerman, e ka bërë tashmë të pamundur gjurmimin e rasteve, duke e bërë të domosdoshme ashpërsimin e masave të distancimit social. 

Sipas ministrit të Ekonomisë, Peter Altmeier, Gjermania mund të arrijë 20 mijë raste në ditë në fundjavë, duke vënë në presion të jashtëzakonshëm edhe sistemin e avancuar shëndetësor gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë