Ndërkohë që Kuvendi po përgatitet për të votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, 8 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, anëtarë të Komisionit të Jashtëm, i kanë dërguar sot një letër zyrtare Kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar të presë.
Ata bëjnë thirrje që kryeministri Rama që Kodi mos të votohet derisa të flasë Komisioni i Venecias. Eurodeputetët shprehen se mazhoranca duhet të respektojë këshillat e Komisionerit Evropian për Zgjerimin, ndërsa theksojnë se tërheqja nga votimi i ndryshimeve është e rëndësishme për rrugën evropiane të Shqipërisë.
“Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të përfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare. Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni”, theskojnë deputetët.
Sipas tyre, ky opinion duhet të pasqyrohet në Kodin Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta. “Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë”, thotë letra.
Gjithashtu 8 eurodeputetët bëjnë thirrje që Kryeministri Edi Rama të vendosë të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj europiane.
Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias. Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias”, theksojnë ata.
David Lega, Suedi
Vladimir Bilcik, Sllovaki
Lukas Mandl, Austri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje