Politike

PD, ndryshe nga ndërkombëtarët, Bylykbashi: Kodi i ri shkeli “5 qershorin”

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi nuk ndan opinion të njëjtë me ndërkombëtarët kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese nëse e shkelën marrëveshjen e 5 Qershorit apo shkuan përtej saj. Sipas tij, ndryshe nga ambasadorët në Tiranë, ndryshimet kushtetuese shkelën në përmbajtje paktin e 5 qershorit.   

 “Ndryshimet e djeshme të njëanshme në Kodin Zgjedhor nuk shkojnë ‘përtej’ marrëveshjes së 5 qershorit. Këto ndryshime shkojnë: kundër Marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe, siç thonë eurodeputetët në shkresën e tyre, “thyejnë marrëveshjen e 5 qershorit në germë dhe frymë”; kundër Kushtetutës dhe parimeve të saj që garantojnë zgjedhje të barabarta dhe të ndershme; poshtë standardeve të OSBE-se dhe Këshillit të Evropës; kundër kërkesës së BE-së që të pritet opinioni i Komisionit të Venecias;

Pra shkojnë kundër interesit të shqiptarëve për integrim në Europë, si një vend qeveria e të cilit në 2021 nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë