Politike

Rama: Çfarë do më Ilir Meta? Votuam për president dhe jo lolo

Fjalimin një orësh të mbajtur në Kukës në një takim elektoral, kryeministri Edi Rama e ndau në dy pjesë; investimet që po kryhen në Kukës si përfundimi më të gjitha parametrat i rrugës “Durrës-Kukës” dhe ndërtimi i Aeroportit të Kukësit dhe pjesa e dytë tek situata politike në vend, duke atakuar drejtpërdrejt Ilir Metën, i cili dy ditë më parë, lëshoi një mori akuzash ndaj kryeministrit i ftuar në një studio televizive.

“Çfarë do Ilir Meta akoma nga Shqipëria dhe shqiptarët që nuk rri dot një ditë rehat dhe pa nxitur sherr. Fut në sherr dy që ti të dalësh i treti  që të bësh paqe, e bëmë kryeministër 30 vjeç, kryeparlamentar 40 vjeç dhe President 50, edhe ne kemi dhënë votën por pa votat e tij ai nuk bëhej president. Unë isha shumë i qartë se kush ishte roli i Metës edhe tek çadra, hidh gurin dhe fshih dorën, isha i qartë që Ilir Meta e kishte vendosur që të zgjidhej… Ne i dhamë një president opozitës, por president dhe jo lolo, fakti që është kthyer në lolo, nuk do të thotë që ka qenë lolo në të shkuarën…  

Por çfarë do më Ilir Meta dhe çfarë borxhi i kanë shqiptarët më, partisë së tij, për cilën arsye duhet votuar më për partinë e Ilir Metës?”,  pyeti Rama.

Duke mbajtur një takim bash ne bastionin e të djathtës, Rama u përpoq të bindte demokratët se nëse votojnë për Lulzim Bashën apo PD kanë votuar edhe për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

“Mos harroni që votoni Lulin por me Lulin merr Monikën bashkë me Ilirin, është më jep një votë e merr dy bela. Prandaj është koha që të gjithë ta mbledhin mirë mendjen që mandati tretë i yni është mandati që i ve vulën përfundimisht një transformimi që bëhet i pakthyeshëm…”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë