Politike

Thirrja e tretë e Metës për Avokaten e Shtetit: Më jep informacion për Arbitrazhin, ose do marr masa

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon sërish informacion Avokates së Shtetit për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të Arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Presidenca publikoi thirrjen e tretë që i drejtohet avokaturës së shtetit

“Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditë pa asnjë përgjigje!  

Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avokaturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave të vendit”, thuhet në thirrjen e tretë të Presidentit.

Konkretisht, kërkohet informacion mbi:

Numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave të Arbitrazhit, ku Republika e Shqipërisë është palë;

Nëse për çështjet në proces në Gjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës;

Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;

Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:

Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit;

Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit;

Institucioni i Presidentit të Republikës deklaron do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpërdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, “dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime të tjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë