Maqedonia Veriut ka arritur një shifër rekord prej 1,085 rastesh të reja me koronavirus brenda një dite. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar edhe 12 të vdekur dhe 283 të shëruar.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik i referohen testimit të 3,294 mostrave që po ashtu paraqet numër rekord të të testuarve brenda një dite.
Në mesin e të vdekurve është edhe një pacient i moshës 27-vjeçare. Institucionet shëndetësore kanë informuar se 27-vjeçari, i cili është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ka vuajtur nga sëmundje kronike. Viktimat tjera janë tre në Shkup dhe Prilep, dy në Tetovë dhe nga një në Gostivar, Kavadar dhe Manastir.
Drejtuesit e Institucioneve shtetërore kanë bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, pasi siç ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe “spitalet maqedonase po mbushen me pacientë”. Ai ka paralajmëruar mundësinë e rikthimit spitalit të përgjithshëm të Shkupit në qendër për pacientët me COVID-19
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 31,572 persona me Covid-19, 994 viktima dhe 20,731 të shëruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje