Futboll

Ibrahimoviç çmend Suedinë, mesazh për rikthimin në kombëtare

Pasi ka marrë “për dore” Milanin dhe po e kthen drejt piedestalit të Serisë A, Zllatan Ibrahimoviç është gati të bëjë të njëjtën gjë edhe me Suedinë. Sulmuesi veteran nuk e vesh fanellën e kombëtares suedeze që prej Europianit 2016, por tani, duke parë paraqitjen me Milanin, ai i ka dërguar një mesazh Federatës Suedeze të Futbollit.

“Prej sa kohësh nuk shihemi”, – shkruan suedezi në Tuiter, ku poston edhe një foto me fanellën e Suedisë. Nuk është hera e parë që flitet për rikthimin e Ibrahimoviçit në kombëtare, por këtë herë duket ndryshe.

Mesazhi i Ibrahimoviç në Tuiter. Gazeta Si, 2 nëntor 2020

Në horizont, pas javës së ardhshme të kampionatit, do të jetë ndërprerja për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe këtë herë spekulimet për një rikthim të mundshëm i ka “ndezur” vetë Ibrahimoviç me një postim që mund lë vend për interpretim, por duket se 39-vjeçari është i qartë në vetvete.

Fanella me numrin 10 e Suedisë dhe shiriti i kapitenit në foto. Në Suedi lajmi ka bërë bujë dhe zërat sa vijnë dhe shtohen për rikthimin e Ibrahimoviçit. Suedia do të luajë tri ndeshje brenda pak ditësh, miqësoren me Danimarkën dhe pastaj sfidat me Kroacinë dhe Francën në Ligën e Kombeve. Ndoshta në këto ndeshje kombëtarja skandinave do të ketë edhe njeriun e saj simbol.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë