Politike

Votimi më 25 Prill, Celibashi ngre grup pune për ata që jetojnë jashtë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune me qëllim mundësinë e votimit nga jashtë për të gjithë ata shtetas shqiptarë me të drejtë vote, që e kanë rezidencën jashtë territorit të Shqipërisë

Grupi i punës me 6 anëtarë do të përgatisë një vlerësim mbi llojin e proçedurës së votimit, manual ose elektronik duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.

Anëtarët duhet gjithashtu të përgatisin një vlerësim mbi procesin e vlerësimit dhe administrimit të votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve

Grupi duhet gjithashtu të bëjë një vlerësim të përgjithshëm mbi kostot financiare dhe të prezantojë modele të këtij votimi nga vende të ndryshme.  

Një raport për këtë çështje duhet të hartohet brenda datës 15 Nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë