Futboll

Historike ndaj Liverpulit për Gjimshitin me shokë, ndeshje kyçe për Grupin D

Sezonin e kaluar lojtarët e Atalantës kanë përjetuar mbrëmje speciale në Europë, ku shkuan deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por sfida e së martës me Liverpulin në Bergamo është e pakrahasueshme. Pas ndeshjes me Ajaksin, “Geëiss Stadium” është gati për të qenë një teatër i një 90-minutëshi historik për bergamaskët.

Atalanta e Berat Gjimshitit, një nga titullarët më të rëndësishëm të formacionit të Gasperinit, dhe Liverpuli kryesojnë Grupin D. Skuadra e Jurgen Klop është 6 pikë, kurse Atalanta ka 4 pikë pas dy ndeshjesh në grup. Bëhet fjalë për përballjen e parë mes Liverpulit dhe Atalantës në histori: nga një anë “mbretëresha” e Europës, që ka bërë dhe vazhdon të bëjë historinë, ndërsa në anë tjetër një përallë e futbollit të sotëm.

Atalanta feston një gol në Champions. Gazeta Si, 2 nëntor 2020

Gjatë viteve të fundit, Atalanta është ndeshur me dy skuadra angleze: Evertonin në grupet e Ligës së Europës në sezonin 2017/18 dhe Mançester Sitin sezonin e kaluar në grupet e Ligës së Kampionëve. Liverpuli në anën tjetër kanë luajtur 31 ndeshje zyrtare me skuadrat italiane dhe kanë bilancin: 11 fitore, 6 barazime dhe 14 humbje. Klubi i fundit që është ndeshur me Liverpulin është Napoli, në grupet e Ligës së Kampionëve sezonin e fundit, ku ekipi i Ançelotit mori 4 pikë, me 1 fitore dhe 1 barazim.

Gjimshiti është një nga futbollistët më në formë të Kombëtares dhe të Atalantës. Trajneri Gasperini pritet t’i besojë nesër një fanellë titullari mbrojtësit kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë