“Lojtarët e Real Madridit duhet të japin gjithçka dhe të tregojnë pse luajnë me këtë klub”, – ka theksuar trajneri Zinedin Zidan në konferencë shtypi një ditë para ndeshjes me Interin në Ligën e Kampionëve. Ai ka dashur t’i karikojë të tijtë para kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme për kualifikimin, ku spanjollët vijnë me 1 pikë pas 2 ndeshjesh, kurse italianët me 2 pikë.
“Është një finale dhe duam ta luajmë si të tillë. Janë tri pikë që na duhen patjetër dhe do të provojmë t’i marrim, – ka shtuar trajneri francez, i cili ka pranuar mungesën e Militaos, pozitiv me Covid-19. – Pa Militaon humbim diçka të rëndësishme, por të gjithë duhet të japin maksimumin. E njohim mirë Interin, do të jetë një ndeshje e komplikuar për ne”.

Zidan në fund theksoi: “Vitin e kaluar nuk fituam në Europë, por objektivi nuk ndryshon. Kush luan këtu e di mirë se objektivi është të fitojmë Championsin. Ajo që mendojnë të tjerët ka pak rëndësi, jemi të përqendruar te fusha. Nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur, por mund të ndryshojmë gjërat për ndeshjet e ardhshme”.
Reali nuk ka të gatshëm sot mbrojtësin Militao, kurse tek Interi mungesa e madhe është Romelu Lukaku. Në sulm pritet që Konte të aktivizojë Perisiçin në krah të Lautaro Martinez. Ekipi që humb sot në “Santiago Bernabeu” e komplikon së tepërmi kualifikimin. Reali dhe Interi nuk kanë fituar asnjë nga dy ndeshjet e para në grup. Ndër ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme në Champions tërheq vëmendjen Atalanta-Liverpul dhe Salcburg Bajern Mynih.
Ndeshjet e sotme në Champions
Ora 18:55
Lokomotiv Moskë-A.Madrid
Shakhtar-B.Mënshengladbah
Ora 21:00
Atalanta-Liverpul
Porto-O.Marsejë
Man.Siti-Olimpiakos
Midtjyland-Ajaks
Real Madrid-Inter
Salcburg-Bajern M.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje