Një sulm terrorist që ka ringjallur kujtimet e sulmeve terroriste të Parisit ka tronditur mbrëmjen e djeshme Vjenën, duke lënë katër të vdekur dhe duke e zhytur kryeqytetin austriak në kaos.
Terroristi që i vrarë nga policia austriake është shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i lindur në Vjenë. Një tjetër mësohet se është në kërkim, ndërkohë që dhjetëra të dyshuar janë arrestuar.
Ministrit i Brendshëm austriak njoftoi se sulmuesi i vrarë me emrin Fejzulai Kujtim është një mbështetës i ISIS.
“Ai u dënua me 22 muaj burg në 25 Prill 2019 për planifikimin për të shkuar në Siri për t’u bashkuar me ISIS. Ai u la i lirë herët në 5 dhjetor 2019. Vrasësi, i cili u qëllua nga policia pas sulmit në qendër të Vjenës, ishte 20 vjeç, kishte rrënjë maqedonase të Veriut dhe kishte një rekord penal penal për anëtarësimin në një organizatë terroriste.”, tha Ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer (ÖVP) këtë të martën në agjencinë e lajmeve APA.
Mediat austriake theksojnë se uriu ka qenë nën vëzhgimin e Shërbimit Sekret pasi ishte mes 90 islamikëve që kishin synim të shkonin në Siri, por u ndalua në korrik.
Sulmuesi me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje jashtë kishës së Shën Rupert, duke mbajtur një pushkë sulmi dhe armë ndërkohë që kishte veshur një jelek eksplozivi dhe një cantë municioni. Policia më vonë tha se jeleku ishte i rremë.
Sipas drejtorit të përgjithshëm për sigurinë publike, Franz Ruf, banesa e shqiptarit u hap me forcë me eksploziv dhe u kontrollua. Policia austriake po kërkon për të paktën një të dyshuar pas një sulmi të shumëfishtë me armë që vrau katër persona.
Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë janë plagosur, pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje. Sulmuesi me origjinë shqiptare u qëllua vdekje nga policia dhe një u arrestua. Ministri i Brendshëm Karl Nehammer e përshkroi sulmuesin e vrarë nga policia si një “terrorist islamik”.
Dy nga katër viktimat që vdiqën në të shtënat e rastit ishin gra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere. Gruaja e dytë vdiq nga plagët në spital brenda natës, thanë raportet. Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të zënë me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës, por nuk është ende e qartë nëse ishte kjo shënjestra. Transmetuesi shtetëror austriak ORF raporton se disa persona janë arrestuar.
Mediat austriake kane publikuar momentin kur 20-vjeçari shihet duke gjuajtur me armë në Vjenë.
Vjenezët u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur rrezikun e mundshëm.
Ministria e brendshme austriake tha se policia është ende në kërkim të sulmuesve të mundshëm,
“Ju lutemi shmangni qendrën e qytetit”, shkroi ministri Karl Nehammer të martë në mëngjes. Shkollat janë gjithashtu të mbyllura, shtoi ai, duke kërkuar që prindërit të kujdesen për fëmijët e tyre në shtëpi.
Të hënën, një grup i militantëve të Shtetit Islamik në Afganistan vrau i paktën 22 njerëz gjatë një sulmi në një panair libri në Universitetin e Kabulit, duke marrë peng dhe duke luftuar me armë me policinë për më shumë se pesë orë. Dita e sotme është shpallur një ditë kombëtare e zisë për Afganistanin.
Pas sulmeve terroriste në Vjenë, Antiterrori do të rrisë sigurinë në vendin tonë. Top Channel mëson se në ambientet publike, aeroporte dhe porte do të ketë prezencë të shërbimeve civile si dhe do të rritet numri i patrullimeve të shërbimeve me uniformë të policisë.
Këto masa do të jenë në fuqi deri në fund të vitit, për shkak edhe të festave që na presin në vijim, saktësisht 28-29 Nëntori dhe festat e fund vitit: Krishtlindjet dhe Viti i Ri.
Masat në fjalë do të përfshijnë edhe shërbimet diplomatike në vendin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje