Emri i Lionel Mesit është kthyer të qarkullojë në tabloidët britanikë sa i takon transferimit të tij në Premier Ligë. “The Telegraph” shkruan me siguri të plotë se Mançester Siti ka bërë gati një parakontratë për yllin argjentinas, pasi synon ta bllokojë atë para se të hapet sesioni i merkatos së dimrit.
Sipas kësaj gazete, klubi i Pep Guardiolës po tenton sërish ta afrojë Mesin, pas përpjekjeve të dështuara të verës që shkoi. Barcelona aktualisht administrohet nga një komision, në pritje të zgjedhjeve presidenciale pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu. Dhe Siti po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë.

Pak javë më parë, synimin për blerjen e Mesit e ka pranuar edhe Omar Berrada, drejtori i operacioneve financiare të Mançester Sitit. “Është një talent i pabesueshëm, që mund të ketë një impakt domethënës në çdo klub, brenda dhe jashtë fushe. Është lojtari më i mirë në botë, më i miri i gjeneratës së tij. Mendoj se çdo klub dëshiron ta ketë në gjirin e vet. Nëse Mesi do të largohet nga Barcelona, do ta marrim në konsideratë mundësinë e afrimit te Mançester Siti”, – tha Berrada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje