Gara mes Donald Trump dhe Joe Biden duket se do të luftohet deri në fund.
Kur janë numëruar votat e 40 nga 50 shtetet, kandidati demokrat udhëheq me 220 delegatë në Kolegjin Zgjedhor kundrejt 213 delegatëve të Trump.
Trump ka fituar në Florida dhe Ohajo, dy shtetet e konsideruara kyçe për fatin e rezultatit.Biden nga ana tjetër ka marrë Minesotan.
Kjo lë në dorë të Arizonas, Miçiganit dhe Pensilvanisë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të SHBA.
Të dy kandidatë kanë mbajtur karikuar mbështetësit e tyre duke deklaruar se projeksionet u japin fitoren, ndërsa Trump foli edhe për përpjekje për të manipuluar votat.
“Jemi shumë përpara, por po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi janë mbyllur qendrat e votimit”, shkroi Trump në rrjeter sociale.
Më pas, në një deklaratë para mbështetësve, Trump përforcoi bindjen e tij se ka fituar.
“Falënderoj popullin amerikan që na votoi me miliona. Fituam në shumë shtete që nuk e mendonim, në Teksas në Ohajo, në Xhorxhia. Nuk na arrijmë dot dhe kemi fituar pastër në Karolinën e Veriut. Nëse shikoni në Arizona kemi shumë vota. Po fitojmë Pensilvaninë me një numër të jashtëzakonshëm votash. Ne jemi mbi 600 mijë vota përpara këtu. Këta nuk janë as afër. Ne po fitojmë në Miçigan dhe u habita. Nuk na duheshin të gjitha këto fitore”, u shpreh Trump
Biden nga ana tjetër tha se demokratët janë në rrugën e duhur për të fituar.
Një kandidati i duhen të paktën 270 delegatë në Kolegjin Zgjedhor me 528 anëtarë që të shpallet fitues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje