Lufta për Shtëpinë e Bardhë mes Joe Biden dhe Donald Trump po zhvillohet në pesë “fushëbeteja kryesore”, Xhorxhia, Uisconsin, Michigan. Arizona dhe Pensilvani.
Sondazhet para ditës së zgjedhjeve sugjeruan dy skenarë kryesorë, një fitore të lehtë për Joe Biden ose një fitore të ngushtë të Donald Trump ku ai humbet votën popullore kombëtare por edhe një herë fiton shtetet e lëkundura duke marrë fitore në kolegjin elektoral.
Pas numërimit të votave nga mbrëmja në orët e para të mëngjesit është bërë e qarë se fitorja do të jetë e ngushtë. Pyetja e vetme është kush do të fitojë dhe sa kohë do të na duhet ta mësojmë. Gara tanimë po zien vetëm në pesë shtetet e lëkundura.
Por kush do t’i fitojë shtetet e betejës?

Arizona duket se është duke rrëshqitur drejt Biden, që do të thotë se demokratit do t’i duhej të fitonte dy nga tre shtetet për të ngritur “murin blu” që u shemb në vitin 2016, Uisconsin, Michigan dhe Pensilvani, për të siguruar fitoren.
Trump është duke udhëhequr tek të tria këto shtete, por votat e mbetura për t’u numëruar mund të favorizojnë demokratin. Kanë mbetur 1.4 milion vota me postë që priten të numërohen në Pensilvani dhe mund të duhen ditë për t’i numëruar të gjitha. Në qytetet e mëdha në Michigan (Detroit) dhe Uisconsin (Miluaukee) votat gjithashtu nuk janë numëruar plotësisht dhe sipas BBC pritet të anojnë më shumë drejt demokratëve.
Ndërkohë, Xhorxhia është një bombë me sahat. Ajo dukej se po shkonte drejt një fitoreje të rehatshme për Trump të martën, por rezultati po përmbyset. Rezultatet nga Atlanta po ashtu po anojnë nga Biden. Një fitore e demokratëve në Xhorxhia do të thoshte që Biden po merrte vetëm një nga shtete të Midwestit.
Për mometin Trump udhëheq në dy vendet e tjera, me 55.7% të votave në Pensilvani, 51% të votave në Michingan ndërkohë që në Uisconsin dy kandidatët janë në një garë të ngushtë më 49% të votave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje