Ne rrjet

BE i bën thirrje Trump dhe Biden të “ruajnë qetësinë”

Politikanët europianë i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara sot për qetësi dhe durim pasi presidenti Donald Trump pretendoi në mënyrë të parakoshme fitoren në zgjedhjet amerikane në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. BE ka paralajmëruar se një betejë gjyqësore mbi rezultatin do të kishte pasoja katastrofike për reputacionin global të demokracisë.

Shumica e udhëheqësve të vendeve anëtarë qëndruan të heshtur, duke pritur që të zhvilloheshin ngjarjet, megjithëse ministra e jashtme spanjolle, Aráncha González Laya, u kërkoi udhëheqësve amerikanë të prisnin derisa të numëroheshin të gjitha votat.

Annegret Kramp-Karrenbauer, ministrja gjermane mbrojtjes, tha se kjo është një situatë ishte mjaft delikate. Kjo është një situatë që mund të çojë në një krizë kushtetuese në SHBA, siç thonë me të drejtë ekspertët. Dhe është diçka që duhet të na shqetësojë shumë “, deklaroi ajo.

Shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha nga ana tjetër se populli Amerikan ka folur. “Ndërsa ne presim për rezultatin e zgjedhjeve, BE mbetet e gatshme të vazhdojë ndërtimin e një partneriteti të fortë transatlantik, bazuar në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët”, theksoi Borrell.

Në Gjermani, dështimi i Joe Biden, një pro-evropian për të siguruar një fitore të madhe ishte duke shkaktuar një zhgënjim të thellë.

Politikanët gjermanë parashikojnë kaos dhe paralajmërojnë se rezultati kishte zbuluar se votimi për Trump në 2016 nuk ishte një aksident. Edhe nëse Biden përfundimisht shpallet fitues, sipas ekspertëve gjerman ai do të ishte një president i dobët, i paaftë për të udhëhequr shumicën e senatit dhe për këtë arsye i pambrojtur ndaj mbingarkesës nga presionet e forta të brendshme.

Kryetari i komitetit të punëve të jashtme të Bundestagut, Norbert Röttgen, pranoi se rezultatet e deritanishme e kishin kapur Gjermaninë të papërgatitur. “Ne nuk jemi të gati për këtë,” tha ai.

Peter Altmaier, një aleat i ngushtë politik i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se zgjedhjet do të përfundojnë me një rezultat i ngushtë që do të pasojë një diskutim shumë, shumë të gjatë. “Pavarësisht se kush fiton, SHBA-së do t’i duhet kohë të rikthehet në normalitet”, tha ai.

Politikani gjerman, Robert Habeck, tha se nëse Trump fiton, rendi global do të ndryshojë thellësisht. “Europa duhet të bashkohet, përndryshe ajo nuk do të luajë më një rol ndërkombëtar”, tha ai në një postim në Facebook.

Kryeministri i Sllovenisë, i cili njihet për qëndrimin pro-Trump, e cilësoi rezultatin në favor të presidentit amerikan dhe kritikoi mediat për mbulimin e njëanshëm të fushatës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Dominic Raab, sekretari i jashtëm, bëri thirrje për durim, duke thënë se: “Ne respektojmë vlerat e demokracisë në SHBA, për të cilat jemi shumë të sigurt se do të japin një rezultat”.

Ish sekretari i jashtëm konservator Jeremy Hunt tha se do të ishte një katastrofë nëse rezultati do të përfundonte në një betejë gjyqësore dhe akuza për mashtrim.

“Shqetësimi im më i madh është që ne të harrojmë se Shtetet e Bashkuara janë demokracia kryesore në botë dhe nëse përfundojmë me një argument të madh në lidhje me procesin, dhe njerëzit që flasin për zgjedhje të vjedhur, kjo do të ishte një katastrofë absolute. Ne duhet të mos harrojmë se reputacioni i demokracisë në të gjithë botën është në rrezik këtu. “

Is-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Uashington, tha se edhe nëse Trump fito, SHBA ka gjasë të humbasë kredibilitetin mos në skenën botërore. Ai shprehu shqetësimin se amerikanët ishin aq të përçarë dhe po vuanin probleme kaq të thella shoqërore sa Trump nuk do të sigurojë udhëheqjen e fortë amerikane që dëshiron bota. “Kam frikë se do të kemi më shumë lider akoma më të paparashikueshëm dhe jo-konsistent edhe se në mandatin e parë,” tha ai.

Aleatët e Vladimir Putin në Rusi shprehën kënaqësinë për rezultatet e deritanishme, duke thënë se pretendimet se fitorja e Trump në vitin 2016 ishte për shkak të ndërhyrjes ruse ishin hedhur poshtë.

Irani, një nga vendet që po i shikon më me vëmendje zgjedhjet në SHBA për shkak të presionit maksimal ekonomik të Trump mbi Teheranin, reagoi duke pretenduar se SHBA po shkonte drejt kolapsit.

Presidenti Hassan Rouhani tha se rezultati i zgjedhjeve amerikane nuk ishte i rëndësishëm për sundimtarët klerikë të vendit të tij, por i bëri thirrje presidentit të ardhshëm amerikan të respektojë traktatet dhe ligjet ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë