Futboll

Juventusi bën “poker” në Hungari, Barcelona nuk fal asgjë në Champions

Pas humbjes në shtëpi me Barcelonën, Juventusi është kthyer te fitorja në fushën e Ferencvaroshit, në shtëpinë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili luajti 10 minuta në fundin e kësaj ndeshjeje. Futbollisti beratas vetëm pak ditë më parë u shërua nga Covid-19, ndaj dhe e nisi nga stoli. Hungarezët e patën të vështirë dhe u mundën 1-4 nga skuadra e Pirlos, që realizoi 2 herë me Alvaro Moratën dhe 1 herë me Dibalën, ndërkohë që Dvali shkaktoi autogol për Ferencvaroshin.

Pas tri ndeshjesh, Juventusi ka 6 pikë në Grupin G, ku udhëheq Barcelona me 9 pikë të plota. Katalanasit mundën 2-1 Dinamon e Kievit në Barcelonë, me gola të Lionel Mesit me penallti dhe mbrojtësit Zherard Pike.

Barcelona feston golin e Mesit. Gazeta Si, 4 nëntor 2020

Fitore bindëse kanë arritur Çelsi, që mundi 3-0 francezët e Renes, si dhe Borusia Dortmund, që mundi në transfertë Bryzhin me të njëjtin rezultat. Disi e papritur ishte humbja e PSG-së në Gjermani me Lajpcigun, me rezultatin 2-1. Parisienët e mbyllën këtë ndeshje me 9 vetë, pasi dy lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq. Përmbysje e madhe e Seviljes në fushën e saj, ku ishte në disavantazh 0-2 ndaj rusëve të Krasnodarit dhe në fund fitoi 3-2, edhe pse luante me 10 vetë.

Rezultatet e ndeshjeve të treta në grup
Bashakshehir-Mançester Utd. 2-1
Zenit-Lacio 1-1
Barcelona-Dinamo Kiev 2-1
Çelsi-Renes 3-0
Bryzh-B.Dortmund 0-3
Ferencvarosh-Juventus 1-4
Lajpcig-PSG 2-1
Sevilja-Krasnodar 3-2


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë