Me fillimin e kampionatit ka dalë në pah problemi i stadiumeve, pasi tre nga skuadrat e Superiores për momentin nuk kanë një fushë, ku mund të luajnë si pritës. Tirana, Kukësi dhe Partizani janë në vështirësi, megjithatë ia kanë dalë të gjejnë një fushë të lirë për ndeshjet e javës së dytë.
Tirana e priti Kukësin në Korçë javën e parë të kampionatit, ndërsa Teutën, kundërshtarin e radhës, do ta presë në stadiumin e Pogradecit. Në fillim u mendua për stadiumin e Kamzës, ku luan Kastrioti si ekip pritës, por klubi bardheblu ka vendosur së fundi që Tirana të ndeshet me Teutën në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Kukësi ndeshet me Partizanin dhe kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, pasi Vllaznia luan në transfertë me Skënderbeun.

“Air Albania Stadium”, “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena” nuk janë të disponueshëm për momentin, pasi në fushat e tyre është rimbjellë bari, ndërsa stadiumi i Kukësit është në rikonstruksion e sipër. Për këtë arsye janë krijuar probleme të mëdha me fushat, sidomos në kryeqytet, ku janë edhe dy skuadrat e Kategorisë së Parë, Dinamo dhe Partizani B.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje