Politike

Mediu: Rama do manipulojë zgjedhjet, opozita të reflektojë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi të zhvilluar në Baldushk tha se kryeministri Edi Rama po përgatit manipulimin e zgjedhjeve.

 Ndryshe nga demokratët, republikanët po i mëshojnë fort kësaj ideje duke kërkuar për pasojë edhe marrjen e masave nga opozita.  

“Kryeministri Rama është vendosur kundër shqiptarëve, kundër Europës. Ai është i vendosur në manipulimin e zgjedhjeve, prandaj opozita duhet të bashkojë shqiptarët kundër këtij krimi që po shkatërron vendin dhe po e kthen atë në kohët e errëta të mohimit të lirisë dhe Europës”, tha ai.

Sipas Mediut, “Edi Rama ka shkatërruar çdo institucion shtetëror, që nuk u shërbejnë më njerëzve por interesave klanore dhe korruptive”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë