Futboll

Alaba dhe Ramos në fund kontrate, mbrojtësit mund të ndërrojnë skuadër

Në një kohë krize të shkaktuar nga pandemia, lëvizjet e bujshme të futbollistëve janë të pakta. Edhe klubet e mëdha synojnë huazime me të drejtë blerjeje, por kur bëhet fjalë për emra Si Serxho Ramos dhe David Alaba, dy fitues të lindur, sigurisht që askush nuk do që të kursehet.

Janë të dy këta lojtarë, të cilëve u skadon kontrata në fund të sezonit dhe duket se do të jenë telenovelat e merkatos së ardhshme. Alaba, pas shumë vitesh te Bajern Mynih, ku ka fituar gjithçka, nuk e ka fshehur dëshirën për të ndryshuar ambient. Austriaku 28-vjeçar, që luan në qendër dhe në të majtë të mbrojtjes, josh jo pak Real Madridin. Klubi madrilen do të sistemonte krahun e majtë me një lojtar me shumë përvojë dhe sisgurisht që do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta marrë Alabën. Për këtë lojtar ka interes edhe nga klubet më të mëdha angleze.

David Alaba me fanellën e Bajernit. Gazeta Si, 5 nëntor 2020

Reali nuk dëshiron të humbë ndërkohë kapitenin dhe liderin Serxho Ramos, por deri tani nuk është bërë asgjë për rinovimin. Nëse situata nuk ndryshon deri në shkurt, atëherë Ramos do të shohë shohë ofertat më të mira për të dhe do të largohet me parametra zero. Mbrojtësi 34-vjeçari është në formë shumë të mirë dhe ka zëra që e çojnë te Juventusi, megjithatë spanjolli, gjithmonë nëse lë Realin, do të shohë kush do t’i ofrojë pagën më të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë