Pas deklaratës së mbajtur nga kryeministri Rama në Porto-Romano dhe një situate tjetër që ai paraqet për pandeminë, ka reaguar edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një komenti të shkurtër në Twitter.
“Numri i të infektuarve me Covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxori faktet.
Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale, ja jep milionat mafias së plehrave.
Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë, tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje