Ndërkohë që numërimi i votave në SHBA po shkon drejt fundit, kandidati Joe Biden është duke udhëhequr në katër shtete kyçe, duke qëndruar kështu vetëm një hap larg fitores.
Duke folur në një fjalim drejtuar kombit ish-zëvëndëspresidenti, deklaroi me besim se fitorja e tij ndaj Presidentit Donald Trump do të ishte së shpejti zyrtare. Ai bëri thirrje për qetësi dhe durim, pasi tensionet kanë arritur kulmin në shtetet ku po vazhdon ende numërimi.
“Shifrat na tregojnë një histori të qartë dhe bindëse. Ne do të fitojmë në këtë garë,” tha Biden.
Presidenti Trump nga ana tjetër paralajmëroi edhe njëherë se nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse nuk fiton. Ai njoftoi se do të mbante sot një tubim fitoreje, ku tha se do të paraqiste planet e tij për mandatin e dytë, gjatë të cilit do të përballonte pandeminë dhe do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Joe Biden nuk duhet të pretendojë pa të drejtë fitoren për zyrën e Presidentit. Unë mund të pretendoj të njejtën gjë. Procedurat ligjore sapo kanë filluar”, tha Trump në Tëitter.
Deklarata e tij erdhi pasi Biden mori udhëheqjen e votave në Pensilvani, Xhorxhia dhe Nevada dhe duke ruajtur përparësinë në Arizona, duke shkuar gjithnjë e më afër 270 votave elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.
Trump nuk mund të fitojë një mandat të dytë pa Pensilvaninë, dhe nëse Biden merr 20 votat e këtij shteti elektorale, ai e ka të siguruar fitoren.
Ai kryeson Trump me më shumë se 22,000 vota në Nevada dhe është përpara me më shumë se 7,000 vora në Xhorxhia.
Duke iu përgjigjur deklaratave të Trump, Biden tha se shpreson të flasë para amerikanëve si president të shtunën dhe bëri thirrje për unitet dhe qetësi. Biden tha se ai dhe kandidatja për zëvëndëspresidente Kamala Harris tashmë ishin takuar me ekspertë ndërsa përgatiten për Shtëpinë e Bardhë.
Fjalimi i zotit Biden ishte planifikuar fillimisht si një festim i fotores, por ai e ndryshoi planin në mungesë të një parashikimi zyrtar nga ana e rrjeteve televizive dhe ekspertëve zgjedhorë.
“Vota juaj do të numërohet. Nuk më intereson se sa shumë përpiqen të tjerët për ta ndalur atë. Unë nuk do ta lejoj të ndodhë,” tha zoti Biden përpara gazetarëve dhe ndihmësve. Ai shtoi se do të përpiqet të sheshojë ndasitë partiake në vend dhe të merret me çështje madhore s pandemia e koronavirusit.
Por ndërkohë që kipi elektoral i Presidentit Trump është duke vënë në pikëpyetje rezultatet, duke u shprehur se “zgjedhjet nuk kanë mbaruar”, në një sërë shtetesh kycë kanë shpërthyer tensionet dhe protestat.
Qindra demokratë u mblodhën të premten pranë ndërtesës së numërimit të votave në Filadelfia, të veshur me bluza të verdha ku shkruhej “Numëro çdo votë” dhe duke protestuar në rrugë.
Në Detroit, një grup mbështetësish të presidentit Trump, disa të armatosur, protestuan pranë vendit të numërimit, duke tundur flamuj dhe me thirrjet, “Luftoni!”
”Ne do ta ndjekim këtë proces përmes çdo aspekti të ligjit për të garantuar që populli amerikan të ketë besim te qeveria jonë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe për vendin tonë”, tha Trump tha në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë:
Ndërkohë, policia e Filadelfias tha në një konferencë për shtyp se dy persona të armatosur që u gjetën të enjten mbrëma jashtë Qendrës së Konferencave të Pensilvanisë janë ndaluar dhe hetimi vazhdon Në kohën e incidentit brenda qendrës po numëroheshin fletëvotimet me postë, tha policia. Të dyshuarve iu gjetën rreth 160 fishekë dhe një armë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje