Të martën pritet të mbahet samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit. Samiti që do të mbahet në Sofie, pritet të
hapet zyrtarisht nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi.
Në samit do të flitet për Tregun e Përbashkët Rajonal nga gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit.
Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez atij të Malit të Zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje