Bota

Kamala Harris: Ia dolëm Joe, ti je presidenti i ardhshëm i SHBA

Kamala Harris, gruaja e parë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video ku njofton Joe Biden për fitoren. Ajo i thotë Biden se ata ia dolën dhe ai do jetë Presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Harris duket se ka pritur lajmin e madh në natyrë, pasi shihet në një fushë të gjelbër me kostum sportiv, syze dhe kufje.

Harris ishte gruaja e katërt në garë për zëvëndës presidente pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016, por e para që pati sukses.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë