Bajern Mynih fiton në fushën e Borusia Dortmundit me rezultatin 2-3 dhe tani gjendet i vetëm në krye të Bundesligës, me 18 pikë, 2 më shumë se Lajpcigu dhe 3 më shumë se verdhezinjtë. Alaba në pjesën e parë, dhe Levandovski e Sane në të dytën vendosën fatin e sfidës mes dy krysuesve, ose “Klassiker”, siç quhet tashmë. Për Borusian shënuan Rojs dhe Haland, por golat e tyre nuk mjaftuan.
Pas 36 minutash lojë, Kimish la lojën pas një ndërhyrjeje ndaj Haland, ku i dëmtuar mbeti vetë gjermani. Ai dëmtoi gjurin dhe nuk arrinte ta mbështeste këmbën në fushë. Trajneri Flik la jashtë formacionit Sane dhe aktivizoi Gnabrin, Mylerin dhe Komanin pas Levandovskit. Në krahun tjetër, Favre nuk aktivizoi Emre Çanin, i cili kishte kohë pa stërvitje, por edhe Hazard dhe Brandt, duke u dhënë hapësirë Sanços, Rojsit dhe Reinës.

Kampionët e nisën vrullshëm fragmentin e dytë të lojës, duke përmbysur rezultatin me anë të Levandovskit i cili shënoi gol të rregullt në të 48-tën. Për golin e qetësisë mendoi Sane në të 80-tën, teksa bomberi Haland, provoi të rihapte takimin në të 83-tën, por vetëm kaq. Vlen të theksohet fakti, se polaku Levandovski, e dërgoi sërish topin në rrjetë në minutën 90+3, por VAR-i sërish ia anulon. Goli i dytë i anuluar nga teknologjia për lojtarin më në formë të momentit.
Ndeshja mbyllet me një gol të anuluar të Levandovskit në kohën shtesë. Borusia detyrohet të pranojë sërish forcën e Bajernit, që me Flik në stol nuk ka gabuar në asnjë ndeshje të rëndësishme. Tripleta e sezonit të fundit nuk ua ka hequr urinë bavarezëve për të tjera fitore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje