Futboll

Shkëmbim Eriksen-Isko në janar, Interi kërkon edhe Marselon

Interi dhe Real Madrid po vlerësojnë mundësinë e një shkëmbimi të dy lojtarëve gjatë merkatos së janarit. Bëhet fjalë për dy lojtarë që nuk bëjnë pjesë në projektin e trajnerëve Atonio Konte dhe Zinedin Zidan. Kristian Eriksen do të shkonte te Reali, kurse Isko do të vishej zikaltër, nëse bisedimet finalizohen.

Danezi Eriksen, i blerë me shumë bujë nga Totenhemi, nuk ka arritur asnjëherë të shfaqë kualitetin e tij tek Interi dhe shpesh ka qëndruar në stol. Vetë mesfushori nuk e ka fshehur pakënaqësinë për zgjedhjet e Kontes dhe po mendon të ndryshojë ambient, ndërsa marrëdhënia Zidan-Isko është e njohur tashmë. Trajneri francez nuk e ka ndër zgjedhjet e para fantazistin, edhe pse në Valencia e aktivizoi titullar. Spanjolli luajti nga minuta e parë, pasi Reali kishte disa mungesa.

Isko me fanellën e Realit. Gazeta Si, 9 nëntor 2020

Titullar në Valencia ishte edhe Marselo, për të njëjtën arsye. Mbrojtësi brazilian i krahut të majtë nuk preferohet më titullar nga Zidan dhe Interi po interesohet edhe për këtë lojtar njëkohësisht. Por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me ndonjë shkëmbim të mundshëm. Sipas “Todo Fichajes”, për Marselon interesohet edhe Juventusi, që dëshiron ta bashkojë atë me ish-shokun e skuadrës, Kristiano Ronaldo. Interi mund të shfrytëzojë raportin e mirë me presidentin madrilen, Florentino Perez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë