Futboll

“Mjeshtër i Madh” për 7 ish-lojtarë të Tiranës

Shtatë ish-lojtarë të njohur të Tiranës janë nderuar sot nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”. Osman Mema, Bedri Omuri, Millan Baçi, Edmond Gëzdari, Artur Lekbello, Mirel Josa dhe Krenar Alimehmeti janë vlerësuar me këtë titull për kontributin e dhënë për klubin bardheblu dhe futbollin shqiptar ndër vite.

Janë ish-futbollistë që i kanë sjellë tituj kampionë Tiranës, por që kanë përfaqësuar me dinjitet edhe Kombëtaren kuqezi. Ka munguar në këtë ceremoni vetëm Artur Lekbello për arsye shëndetësore.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbetet mjaft aktiv në raport me botën e sportit, ku vazhdimisht ka dhënë tituj të ndryshëm për emrat më të spikatur të sporteve të ndryshme. Vetëm pak ditë më parë ai dekoroi 5 nga qitëset më të mira shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë