Greqia i ka shtyrë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Turqinë.
Qeveria e vendit fqinj ka njoftuar se deri në këtë datë do të jetë në fuqi memorandum, që lejon kalimin e kufirit vetëm nga personat me leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë, shoferët e kamionëve, diplomatët, autombulancat, mjetet e EULEX-it dhe punonjësit sezonalë të sektorit të bujqësisë. Ndalohet ndërkohë hyrja e turistëve.
Ata që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ të Covid-19 të bërë jo më shpejt se 72 orë nga hyrja në këtë vend, dhe të kenë të plotësuar formularin pfl jo më vonë se 24 orë nga hyrja në vend. Të gjithë ata që hyjnë në Greqi nga vendet e përmendura më sipër, pra dhe nga Shqipëria, duhet të qëndrojnë 7 ditë në karantinë.
Masa kufizuese janë vendosur edhe për furgonat, në të cilat nuk mund të udhëtojnë më shumë se 2 persona përveç shoferit, kurse në autovetura nuk mund të udhëtojë më shumë se 1 person përveç shoferit. Përjashtim bëjnë rastet kur udhëtarët janë familjarë. Nëse shkellen këto regulla, gjoba është 300 euro për çdo person dhe 500 euro për bizneset. Shoferët e kamionëve duhet të udhëtojnë të vetëm në kabinën kamionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje