Politike

Kim bisedë me Ramën pas zgjedhjes së Biden: Na presin shumë mundësi

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim njoftoi se ka zhvilluar një bisedë me Kryeministrin Edi Rama.

Në qendër të bisedës, sipas asaj që shkruan ambasadorja kanë qenë tre tema.

“”Pata një bisedë të shkëlqyer sot me Kryeministrin Edi Rama mbi progresin në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë. Diskutuam rrugët për të përforcuar bashkëpunimin për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe sipërmarrjes”, shkruan Kim.

Ambasadorja mbyll postimin duke deklaruar se përpara dy vendet i presin shumë mundësi, por edhe shumë punë për të bërë.

Kjo është hera e parë që ambasadorja Kim njofton publikisht një komunikim me Kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve në SHBA dhe fitores së Joe Biden.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë