Futboll

BBC “sjell” në Shqipëri ndeshjen mes Anglisë dhe Islandës

Angli-Islandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe e programuar për më 18 nëntor, mund të zhvillohet në Shqipëri. Kjo është hipoteza e hedhur nga prestigjiozja britanike “BBC” së fundi. Në artikull shkruhet se ndeshja në fjalë mund të spostohet në vendin tonë, pasi Mbretëria e Bashkuar ka vendosur së fundi të ndalojë fluturimet nga Danimarka për në këtë vend.

Kohët e fundit po qarkullojnë lajme për një lloj të ri koronavirusi, që mund të përhapet nga qelbësit te njerëzit. Islanda, kundërshtari i Anglisë në ndeshjen e 18 nëntorit, më 15 nëntor do të luajë pikërisht me Danimarkën në Kopenhagen. Pas kësaj ndeshjeje islandezët duhet të fluturojnë drejt Anglisë për ndeshjen e radhës, por kjo mbetet për t’u parë, sepse që tani po diksutohet për zhvillimin e kësaj sfide në një fushë neutrale dhe një hipotezë e fortë është Shqipëria.

Artikulli i BBC për ndeshjen Angli-Islandë. Gazeta Si, 10 nëntor 2020

Vendimi përfundimtar do të merret zyrtarisht ditët e ardhshme. Për situatën është vënë në dijeni edhe UEFA, ndërkohë përfaqësues të dy qeverive dhe dy federatave janë duke negociuar. Do të ishte vërtet interesante, nëse një ekip i madh si Anglia do të luante në Shqipëri, edhe pse ndeshja luhet pa tifozë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë