Trajneri i njohur italian, Karlo Ançeloti, i cili aktualisht drejton Evertonin, ka folur në një lidhje direkt me “Tiki Taka” për tema të ndryshme të futbollit italian. Ai ka theksuar se Andrea Pirlo, aventura e të cilit në stolin e Juventusit nuk po ecën dhe aq mirë, duhet të bazohet vetëm tek idetë e tij.
“Pirlo nuk ka nevojë për këshilla, por unë dua t’ia jap një: duhet të bazohet tek idetë e tij dhe jo të të tjerëve. Kristiano Ronaldo? Nuk ka ndodhur kurrë që t’i thosha se nuk do të luante, sepse është një lojtar më i zoti se të tjerët. Nuk duhet të jesh shkencëtar që ta kuptosh këtë gjë”, – tha Ançeloti për temën e Juventusit.

Më pas ai ka kaluar te Napoli, ku punoi për ca kohë: “Gatuzo ka karakter, ka fituar eksperiencë dhe e prisja që të bënte një punë shumë të mirë. Rino i ka kapacitet për të bërë mirë te Napoli. Eksperiencat e mia të Juventusi dhe Napoli kanë qenë të dhimbshme, por duhet të shoh përpara. Në fund të fundit, do të jenë më shumë kujtime të bukura se sa negative. Futbolli është pasioni im i madh dhe i tillë mbetet, por ka gjëra më të rëndësishme në jetë, sidomos në këtë periudhë. Rikthim në Itali? Po plakem tashmë”.
Pastaj një mendim për Totin, Ibrën dhe Ronaldon: “Po, do të më pëlqente shumë ta kisha Totin në skuadër, por ndoshta kërkoja shumë. Ibrahimoviç dhe Ronaldo janë të pavdekshëm, të shënosh gjithmonë nuk është aspak një gjë e thjeshtë”. Dhe në fund, mënyra e të stërviturit nga kampioni italian: “Është një çështje e komplikuar. Në jetën time, për fat të mirë, askush nuk ka përdorur “thuprën” kundër meje, as babai im, as trajnerët e mi. Nëse një klub më zgjedh për të përdorur “thuprën”, ka gabuar adresë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje