Politike

“U mbars mali e polli një mi”, Alibeaj: Asgjë e re për naftëtarët

Partia Demokratike ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes naftëtarëve dhe qeverisë.

Ish-deputeti i PD-së për qarkun Fier, Enkelejd Alibeaj tha se asgjë nuk ka ndodhur dhe se premtimi i Ramës sipas tij është mashtrim.

“Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën.

Edi Rama di vetëm të gënjejë. Një gënjeshtër sot, një gënjeshtër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe. ‘U mbars mali e polli një mi’ – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet”, thotë Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë