Pasi u bë e qartë se Joe Biden ishte fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane të shtunën, shumë udhëheqës botërorë nxituan ta përgëzojnë për fitoren e tij.
Por jo të gjithë kanë qenë aq të lumtur për ardhjen në pushtet të demokratit, madje disa po heshtin me shpresën se pas betejës ligjore, Trump do të arrijë të qendrojë në Zyrën Ovale. Shumë kryesore ndërkombëtare që nuk kanë dërguar mesazhe mbështetjeje ose që janë shfaqur të vakët në urimet e tyre për Biden
Disa kanë shkuar edhe më tej, duke e përgëzuar Trump ose duke mbështetur pretendimet e pabazuara në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve.
Presidenti rus Vladimir Putin
Katër vjet më parë, Putini ishte ndër të parët që uroi Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet e kaluara, por nuk ka pasur asnjë telegram apo telefonatë me Biden këtë herë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se arsyeja e vonesës ishin sfidat ligjore që filloi fushata Trump.

“Ne besojmë se gjëja e duhur për t’u bërë do të ishte të presim për rezultatin zyrtar të zgjedhjeve,” u tha ai gazetarëve. Por reporterët në Moskë thonë se mungesa e urimeve pasqyron faktin se Moska nuk është e ngazëllyer nga rezultati. Biden është një kritik i zëshëm i Moskës dhe së fundmi e identifikoi Rusinë si kërcënimin më të madh për Amerikën.
Kryeministri slloven Janez Jansa
Jansa nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për Trump, madje duke postuar në Tëitter urimet e tij presidentit në detyrë të mërkurën, shumë kohë para se numërimi i votave të ishte afër përfundimit.
Që atëherë ai ka përsëritur akuzat për mashtrime zgjedhore të kryera nga demokratët. Të Shtunën, ai u shfaq më i kujdesshëm, duke përshkruar SHBA-në si partnerin strategjik të Sllovenisë dhe tha se marrëdhëniet miqësore do të mbeteshin kushdo që të ishte president.
Por ai ende nuk i ka ofruar asnjë urim Biden.
Z. Jansa, nga Partia Demokratike Sllovene e ekstremit të djathtë është një aleat i ngushtë i Kryeministrit Hungarez Viktor Orban, i cili gjithashtu ka shprehur mbështetje për Trump në të kaluarën.
Gruaja e zotit Trump, Melania është sllovene. Udhëheqës të tjerë sllovenë, përfshirë Presidentin Borut Pahor, e kanë uruar Biden, ashtu si Orban.
Ministri i Brendshëm Estonez Mart Helme

Helme njoftoi dorëheqjen të hënën pasi ai dhe djali i tij, Ministri i Financave Martin Helme, bënë akuza në lidhje me mashtrime të përhapura në zgjedhjet amerikae. Helme gjithashtu përsëriti akuzat e pabazuara për korrupsion kundër Biden dhe djalit të tij Hunter.
Djali i tij tha se “të gjithë njerëzit normalë duhet të flasin” për vjedhjen e zgjedhjeve.
“Nuk ka kuptim të flasim për demokraci ose sundimin e ligjit nëse zgjedhjet mund të vidhen në mënyrë të hapur,” shtoi ai.
Kryeministri Juri Ratas ka kritikuar dy politikanët dhe ka uruar Biden.
Helme tha se po jepte dorëheqjen për shkak të “shpifjes” me të cilën po përballej në mediat estoneze.
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro
Bolsonaro ka qenë një aleat i ngushtë dhe mik i presidentit amerikan. Bolsonaro madje e vuri në shënjestër Biden pas debatit të parë televiziv në garën presidenciale pasi ai tha se Trump kishte nevojë të shtynte Brazilin të bënte më shumë për të mbrojtur Amazonën.
Udhëheqësi i Brazilit e quajti deklaratën e Biden si “katastrofike”. Por Bolsonaro po distancohet nga Trump pas rezultatit të zgjedhjeve, duke thënë se ai “nuk është personi më i rëndësishëm në botë”.
“Personi më i rëndësishëm është Zoti,” u citua Bolsonaro.
Kim Jong-un
Edhe lideri i Koresë së Veriut nuk e ka uruar ende Biden.
Donald Trump dhe Kim Jong-Un u takuan në tri raste të ndryshme dhe u tha se kishin shkëmbyer pothuajse 30 letra gjatë katër vjetëve të fundit. Pavarësisht samiteve, ka pasur pak lëvizje nga Koreja e Veriut për të tkurrur programin e saj të armëve bërthamore.
Vitin e kaluar, Biden e quajti Kim “një qen vrasës”. Udhëheqësi i Koresë së Veriut u përgjigj duke thënë se Biden ishte një “qen i tërbuar” i cili duhet të “rrihej për vdekje”.
Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador
López Obrador është një tjetër udhëheqës i Amerikës Latine i cili është përpjekur të mbajë marrëdhënie të mira me Trump, pavarësisht tensioneve mbi politikën e ashpër të presidentit amerikan ndaj emigrantëve dhe në veçanti zotimin e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit të dy vendeve.
Lideri meksikan ka qenë i kujdesshëm ndaj zgjedhjeve në SHBA dhe të dielën tha se do të presë që “të gjitha çështjet ligjore” të zgjidhen.
“Ne nuk duam të jemi të matur”, tha ai në një konferencë shtypi, duke shtuar se Meksika kishte një “marrëdhënie shumë të mirë” me të dy kandidatët.

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman
Princi i kurorës Saudite e ka uruar Biden për fitoren e tij në zgjedhje të dielën, 24 orë pasi doli lajmi. Udhëheqësit e tjerë të Lindjes së Mesme u përgjigjen e Shtunën.
Vlen për tu theksuar se Mohammed bin Salman nuk kishte humbur kohë për të uruar Presidentin e Tanzanisë John Magufuli për zgjedhjen e tij atë ditë.
Biden ka kërkuar rivlerësimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, mbi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe luftës civile në Jemen.
Presidenti kinez Xi Jinping
Presidenti Xi i dërgoi urime Trump në 2016 një ditë pas fitores së tij. Por deri tani. Kina nuk ka dhënë asnjë lloj reagimi ndaj rezultateve të zgjedhjeve amerikane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha se Pekini do të presë derisa të mbarojnë betejat ligjore. Biden pritet të jetë më i matur në qasjen e tij ndaj Kinës duke mbajtur një qëndrim të ashpër.
Trump ka kritikuar ashpër Kinën për koronavirusin dhe duke përfshirë edhe nisjen e një lufte tregtare, dhe duke vënë tarifa mbi importet kineze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje