Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde ka ngritur shqetësimin në Komisionin Europian për kushtet e përgjithshme në të cilat punojnë minatorët në Shqipëri dhe veçanërisht shfrytëzimi i fëmijëve në këtë sektor.
Bilde thotë se shtatë minatorë humbën jetë në Shqipëri nga janari deri në nëntor të 2019, duke e bërë këtë sektor të dytin për nga numri i vdekjeve. Eurodeputetja i referohet gjithashtu edhe protestës së nëntorit të vitit të kaluar në minierën e Bulqizës dhe përplasjen mes minatorëve dhe kompanisë menaxhuese të saj.
Bilde citon raportime të organizatës “World Vision”, sipas të cilës shfrytëzimi i fëmijëve në sektorin e minierave në Shqipëri mbetet ende një fenomen i pazhdukur.
Eurodeputetja franceze thotë se sipas statistikave, Bashkimi Europian është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, me 76.3 për qind të eksporteve të vendit që shkojnë në BE dhe vend të cilit iu hapën negociatat në mars të 2020.
KE iu përgjigj shqetësimit të eurodeputetes duke cituar se në raportet e progresit janë të reflektuara këto shqetësime. Sipas KE-së, Shqipëria ka nevojë që të përforcojë legjislacionin dhe mekanizmat zbatues të tij për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi.
“Shqipëria miratoi një plan veprimi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi. Megjithatë, nevojitet që të forcohet sistemi i vëzhgimit të punës së fëmijëve dhe formave të tjera të shfrytëzimit të tyre”, thotë KE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje