Politike

Rama: Fitojmë betejën me armikun e padukshëm

Kreu i qeverisë, Edi Rama, shprehet optimist në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa thekson se do t’ia dalin në luftën përballë armikut të padukshëm.

Nëpërmjet një mesazhi në “Facebook”, kryeministri Rama thekson se kësaj sfide nuk do i lënë asgjë mangët, krahasuar me kushtet spitalore dhe kurat, si në spitalet e COVID të Europës.

“Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!”, shkruan Rama.

Ndërsa, duke u ndalur te dëmet e shkaktuara nga tërmeti që goditi vitin e kaluar Shqipërinë, ai shprehet se banesat e pallatet, kopshtet e shkollat do të rindërtohen nga e para.

“Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!

Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!”, përfundon ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë