Politike

Pandemia dhe mënyra se si e shohin zgjidhjen Rama dhe Basha

Pandemia ka qenë sërish në fokusin e debatit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Duke përcjellë një video për Ramën në fakt me doza të forta pesimizmi deri diku edhe jo etike, Basha tha se kryeministri e ka humbur kontrollin mbi pandeminë dhe se ai duhet të largohet.

“Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”, shkruan Basha dhe poston videon e mëposhtme.

Nga ana e tij edhe Rama ka reaguar dy herë, duke iu referuar videos së shpërndarë nga Basha.

“Kur ju them ëndërrojnë katastrofën shëndetësore, kolapsin e spitaleve, asfiksimin tuaj, vdekjen e sa më shumë njerëzve, patjetër edhe timen në radhë të parë, prandaj ju mbushin përditë me helmin e shpifjeve për spitalet, të infektuarit, të vdekurit, ilaçet, oksigjenin, testet, mjekët, ekspertët, qeverinë, duke nxitur frikë, ankth, pasiguri, disa thonë se e bëj për politikë!

Jo, fatkeqësisht kjo është e vërteta!

Janë të zbrazur nga koka e nga shpirti, s’kanë as ide e as forcë për Shqipërinë, as dashuri e as respekt për njerëzit, por e duan pushtetin me çdo çmim për plaçkë si gjithmonë dhe nuk duan t’ia dinë për ju, prandaj edhe janë e vetmja opozitë në botë që bën aleancë me Armikun e Padukshëm kundër qetësisë shpirtërore e mendore të popullit!”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë