Politike

Basha ndryshon coverin e Facebook: Liria ka emër, UÇK

Në 24 orët e fundit, Lulzim Basha krahas pandemisë e ka fokusuar vëmendjen edhe tek roli i UÇK për të cilin ai është sulmuar jo pak nga PS-ja për periudhën kur ai punonte në zyrat e UNMIK.

Një ditë më parë, Basha tha se akuzat e PS janë propagandë e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga situata e pandemisë dhe kriza ekonomike në vend.

Ndërsa të premten në mesditë, Basha përvecse ndryshon coverin e faqes së tij në Facebook me thënien “Liria ka emër UÇK”, përcjell edhe një koment.

“Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet ç’njerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit.

Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë