Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një skuadër të harmonizuar zgjedhjet e ardhshme jo vetëm për nga mosha, por edhe suksesi që individë të caktuar kanë pasur në jetë dhe që duan t’i bashkohen PS-së.
Në takimin me temë “Deputeti që duam” zhvilluar në Fier, Rama tha se PS-ja duhet të jetë një forcë gjeneratash.
“…Ne kemi nevojë që të harmonizojmë gjeneratat, eksperiencat, energjitë, përvojën e atyre që prej kohësh janë ta angazhuar në këtë front, në vijën e parë të betejës, edhe të atyre që kanë talentin për t’u angazhuar.
Kur ne themi që jemi të hapur, duam të ndërtojmë një skuadër më harmonizuar, jo vetëm mosha të reja, por edhe burra e gra që kanë pasion e forcë shpirtërore, ide të reja për ne”, tha Rama.
Më tej, ai konkretizoi: ”Kam parasysh njerëz të cilët do të vijnë nga rruga e suksesit të tyre në atë drejtim që kanë zgjedhur, që ata që kanë zgjedhur të shërbejnë në administratën shtetërore, tek ata që shërbejnë si mësues, mësuese, mjekë, infermierë, punonjës socialë, dhe patjetër ata që u shërbejnë familjeve të tyre, duke ndërtuar modele suksesi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje